Siç tashmë është bërë e ditur, Elsa Lila do të rikthehet së shpejti në muzikë. Ajo është një nga pjesëmarrëset në Festivalin e RTSH-së dhe do të konkurrojë me këngën "Evita".

Së fundmi lkëngëtarja ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale. Elsa i ka falenderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë dhe vazhdojnë t'i japin.

“Ju falenderoj të gjithëve për suportin që më jepni! Shihemi së shpejti me datë, 19, 20, 21 dhe 22 Dhjetor në skenën e Pallatit të Kongreseve. #Fest61 po vjen!”, ka shkruar ajo.



