Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Dhjetor 2022, 23:11

e

Moderatorja Eva Murati ishte këtë mbrëmje e ftuar në "Më lër të flas", ku mes të tjerash u pyet për raportin e saj me aktorin e njohur turk, Can Yaman.

Eva zbuloi se flasin, mirëpo komunikimi i tyre është normal, duke nënkuptuar që nuk ka flirte ose diçka më shumë mes tyre.

"Kam një komunikim normal siç kam me shumë figura të tjera të njohura. Instgram këtë ka bërë tani, që e ka bërë botën shumë të vogël edhe e ke komunikimin edhe me persona që dikur i shihje në filma", tha ajo.