Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Dhjetor 2022, 22:10

'Shqiptari është ai që vjedh', Gjon Muharremaj zbulon çfarë thonin njerëzit në Zvicër

Gjoni Muharremaj, i njohur si Gjon's Tears, ishte së fundmi i ftuar në "Wake Up". Ai foli për jetën e tij profesionale, por dhe për atë private.

Këngëtari u shpreh i lumtur dhe krenar për multikulturalizmin e tij, por zbuloi se në fillim njerëzit në Zvicër thonin "shqiptari është ai që vjedh".

"Të jesh shqiptar në Zvicër, isha pak i frikësuar. Këtu janë pak racist. Njerëzit këtu thonin, ‘shqiptari është ai që vjedh’… Identiteti yt ka vlerë vetëm kur ti i jep vlerë. Unë kuptova që jam një puzzle. Kuptova gjithë këto kultura të ndryshme. Në atë moment doja të dija shumë e më shumë për Shqipërinë dhe Kosovën. Jam me fat që e kam këtë multikulturalizëm", tha Gjoni.