Nga Shqipëria / E Hënë 8 Janar 2018, 16:04

Fejohet Mozzik dhe Loredana? Reperi surprizon të dashurën me dhuratën speciale

Mozzik prej kohësh ka qenë pjesë e portaleve për shkak të lidhjes së tij shumë të përfolur me Loredanën, për të cilën u fol se ishin kushërinj, lajm ky që më pas u përgënjeshtrua nga vëllai i reperit Getinjo.

Por pavarësisht fjalëve dhe polemikave të shumta, ata kanë vazhduar ta shijojnë lidhjen e tyre dhe shpesh postojnë foto, ku shfaqen shumë të lumtur në prani të njëri-tjetrit.

Por së fundmi ajo që ka habitur fansat ka qenë një dhurata shumë speciale që Mozzik i ka bërë të dashurës. Dyshja ka postuar një foto në ‘insta story’, ku shfaqet me dy unaza floriri mbi të cilat janë shkruar inicialet e tyre.

Të shumtë janë ata që kanë filluar të aludojnë se çifti është fejuar, por asgjë e tillë nuk është pranuar ende nga ana e reperit.