Një video e një tifozeje shqiptare gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi u bë virale në rrjet. Teksa ishte duke lëvizur mes tifozave serbë tifozja bënte simbolin e shqiponjës.
Tifozja e indentifikuar si Anila Mahalla, përmes një sqarimi në rrjetin social “Instagram” sqaruar se çfarë vërtet ka ndodhur në atë moment dhe gjatë ndeshjes.

“Kjo jam unë. Unë nuk u dëbova, po shkoja të flisja me ta pse po tregoja flamurin e Kosovës, sepse ata e morën flamurin shqiptar dhe të gjithë tifozët serbë ishin çmendur dhe të zemëruar dhe ofendues. Unë isha në mesin e tyre. Kur arrita Shaqiri dha golin e parë dhe zemra ime shpërtheu. Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan të thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ky ishte momenti im për të dalë, për të folur me ta për të ndryshuar vendin”, ka shkruar ajo në postimin sqarues në Instagram.

