Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate morën pjesë në ceremoninë e Çmimeve Earthshot 2022 të premten mbrëma. Çifti u fotografua të kapur për dore dhe të veshur shumë elegant.

Të dy shkëlqenin nga lumturia dhe dëshmuan se pas afro 12 vitesh martesë dhe tre fëmijëve, mbeten të dashuruar.

Pas çmimeve, Princi dhe Princesha e Uellsit biseduan me të pranishmit, mes tyre David Beckham.

Ky i fundit ka thyer protokollin dhe i ka dhënë një puthje në faqe princeshës Kate.

