Nga Shqipëria / E Shtunë 3 Dhjetor 2022, 00:12

Ori Nebijaj largohet nga 'Përputhen': Do të duhet të jem në një tjetër mision

Ori Nebiaj ka njoftuar largimin nga “Përputhen”. Të premten ajo moderoi puntatën e fundit si moderatore e programit të dashurisë dhe në mbyllje u shpreh se një tjetër mision madhor e pret.

“Është hera ime e parë në jetë që lë në mes një punë të nisur. Por jam e justifikuar pasi kam një qëllim disi më madhor pasi do të duhet të jem në një tjetër mision. Mendoj që këtë mision për aq sa isha e bëra ashtu, në karakterin dhe identitetin tim”, tha Ori.