Nga Shqipëria / E Premte 2 Dhjetor 2022, 23:11

Bëri shqiponjën mes tifozëve serbë, fansa nxirret jashtë stadiumit (Video)

Ndeshja Serbi-Zvicër u shoqërua me surpriza dhe plot emocione, me Zvicrën që rrëmbeu fitoren kundrejt Serbisë. Mes tifozëve ishte edhe një vajzë, e cila ka bërë shqiponjën mes serbëve. Vajza është shoqëruar jashtë nga forcat e policisë pas veprimit të saj. Ndërkohë përdoruesit në rrjete sociale janë shprehur të revoltuar.