Modelja kroate Ivana Knoll ka vjedhur vëmendjen me veshjet e saj seksi gjatë Kupës së Botës 2022. Knoll beson se Katarët nuk ofendohen nga rrobat e saj që tërheqin vëmendjen, pavarësisht se qeveria ka lëshuar një paralajmërim për njerëzit që të shmangin zbulimin e tepërt të veshjeve në publik gjatë turneut.

Pasi tërhoqi vëmendjen me një fustan të gjatë në ndeshjen e Kroacisë me Marokun, ajo vendosi të vishte një veshje më zbuluese për fitoren e tyre 4-1 ndaj Kanadasë.

“Vendasit më konfirmuan se mund të vesh çfarë të dua”, tha Knoll për TMZ Sports.

"Kurrë nuk kam pasur frikë të më arrestojnë për të qenë kjo që jam dhe nuk mendoj se mund të lëndoj dikë me bikini. Dhe nëse meritoj të arrestohem, atëherë më arrestoni", tha ajo.

