Nga Shqipëria / E Premte 2 Dhjetor 2022, 16:04

'Droga të vret ditë për ditë' Mandi Nishtulla tregon momentin më të vështirë të jetës

I ftuar në "D-Night" në Rtv Ora nga Dajana Shabani, Mandi Nishtulla foli për momentin më të vështirë të jetës së tij. Ai tregoi se ka pasur varësi nga droga dhe gjeti rastin të falenderonte babain e tij që e mbështeti dhe e shpëtoi.

"Droga është një ilaç që vret përditë edhe më shumë, droga është një ilaç që njerëzit që janë martuar i kanë lënë edhe pa fëmijë, të vret ditë për ditë dhe orë pas ore. Unë kam një histori me drogën edhe falenderoj babain tim i cili më është gjendur në kohët më të vështira të jetës time. Kisha bërë një pausë të jashtëzakonshme. Tani është bërë si modë në familje e pinë baba, nëna, goca, çuni. Nuk është një gjest i mirë. Ajo për momentin të bën shumë happy, por nga mbrapa pse i kërkoni Zotit t’ju shpëtojë. Ju lutem hiqni dorë sepse jetojmë në një kohë që duhet të kërkohet buka dhe jo droga", tha Mandi.