Alketa Vejsiu prej disa ditësh ndodhet në një vend larg Shqipërisë, ku dhe po shijon pushimet e saj së bashku me familjen. Ajo ndodhet në Miami në ishujt Bahamas dhe këtë gjë nuk ka ngurruar ta tregoi, pasi ka postuar një sërë fotosh, ku shihet teksa po ja kalon mjaft bukur.
Por në foton e postuar së fundmi, ndjekësit kanë vënë re një ndryshim të madh tek moderatorja. Në këtë postim, moderatorja shihet që ka marrë më shumë ngjyrë dhe flokët e saj janë me ngjyrë më të errët se zakonisht.
Ky ndryshim ka shkaktuar shumë komente në foton e saj dhe të shumtë kanë qenë ata që e kanë komplimentuar, duke i thënë se ngjan mjaft bukur kështu, dhe të tjerët madje e kanë quajtur edhe ‘çokollatë’.
