Sokol Halili, i cili vrau ish-bashkëshorten shtatzënë para derës së maternitetit në Prishtinë, ka vrarë veten. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.
Ministri ka njoftuar se pas negocimit me policinë Halili ka refuzuar të dorëzohet dhe ka kryer vetëvrasje.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla.
