Ermal Mamaqi do të mbajë trajnimin e tij të rradhës në datat 10-11 Dhjetor. Trajnimi i quajtur “Mendo-Ndrysho-Fito” do të mbahet në Prishtinë te "Golden Imperial".

Përgjatë këtij eventi dy ditor, pjesëmarrësit do të mësojnë si mund të ndryshojnë mënyrën e të menduarit, si të përmirësohen dhe si të arrijnë suksesin. Mjeshtri i meditimit, Sheki Useini do të jetë i ftuar special.

"Një nga gjërat më të rëndësishme që kam mësuar ndonjëherë është se jeta jonë mund të ndryshojë tërësisht, vetëm duke ndryshuar mënyrën se si mendojmë. Nëse ti dëshiron të mësosh si të ndryshosh; nëse do të fitosh; nëse do të përmirësohesh dhe nëse dëshiron sukses, kjo është mundësia jote! I ftuar Special Mjeshtri i Meditimit Sheki Useini", ka njoftuar Ermali në rrjete sociale.
Për t’u bërë pjesë e këtij trajnimi mund të rezervoni vendin tuaj duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
Kliko këtu për t'u regjistruar
View this post on Instagram
