Pas vrasjes së 35 vjecares shtatzënë në Prishtinë kanë dalë në pah detaje shumë të rënda. Mësohet se Sokol Halili ka kërcënuar Hamide Magashin se do t’i vrasë bashkëshortin e motrës dhe do kryej marrëdhënie (me motrën) në prezencën e saj.
Këto ishin fjalët që viktima kishte raportuar tek organet e rendit në korrik të këtij viti, raporton "Kallxo.com".
35-vjeçarja kishte raportuar vazhdimisht dhunë nga ish-bashkëshorti i saj si dhe kërcënime me armë nga ana e tij, pretendime të cilat ishin hedhur poshtë nga Sokol Halili.
