Nga Shqipëria / E Premte 2 Dhjetor 2022, 09:09

Pas Kiarës dhe Jorit, njihuni me banorin e parë mashkull në 'Big Brother VIP'

"Big Brother VIP" do të nisë brenda këtij viti dhe tashmë kanë filluar të zbulohen emrat e banorëve. Pak ditë më parë u bë e ditur se moderatorja Kiara Tito dhe blogerja Jori Delli do të jenë pjesë e këtij reality show, ndërsa tani është mësuar një emër tjetër.

Burime për "Kryefjala" raportojnë se një nga meshkujt e parë që po përflitet është Albi Nako. Koreografi i mirënjohur pritet të jetë një ndër banorët e këtij formati.

Sakaq, nuk kemi ende një konfirmim zyrtar nga vetë Albi.