Nga Shqipëria / E Hënë 8 Janar 2018, 15:03

Benardi lë pas krahëve historinë me Xhenin, zbulon lidhjen e re

Së fundmi është përfolur shumë për lidhjen Benard-Xheni, të cilët para një muaj i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Ditët e fundit Benardi ka postuar disa mesazhe të koduara të cilat të gjithë menduan se i kishte për Xhenin, gjë që bëri që të aludohej se ata të dy do riktheheshin së bashku.

Por mesa duket një gjë e tillë nuk është e vërtet, pasi mesazhet e Benardit nuk i dedikoheshin Xhenit por të dashurës së tij të re dhe këtë gjë ai e ka treguar në postimin e fundit.

Ai ka postuar një video ku shihet përball një xhami reflektues, mbi të cilin dikush ka vizatuar një zemër. Nga video dallohet se duart që po vizatojnë zemrën i përkasin një femre.

Ish konkurrenti e ka shoqëruar postimin me një zemër dhe dy shqiponja, si për ë treguar një çift të dashuruar.

 

A post shared by Benard Marashi (@benard_marashi1) on