Nga Shqipëria / E Enjte 1 Dhjetor 2022, 10:10

Kejvina Kthella zbulon çmendurirat që ka bërë në një lidhje dashurie

Modelja Kejvina Kthella ka zbuluar shumë të pathëna rreth jetës së saj private teksa ishte e ftuar në emisionin "Goca dhe Gra". Ajo zbuloi karakteristikat që duhet të ketë partneri i saj ideal, por jo vetëm.

Kejvina tregoi edhe çmendurirat që ka bërë në një lidhje dashurie. “Kam bërë çmendurira. Kam marrë avionin pa thënë gjë fare, thjesht më ka gjetur aty. Nëse e them sa orë fluturim, e kuptoni se ku pastaj. Edhe për mua kanë bërë çmendurira. Njëherë dikush kishte mbajtur rreth një muaj WhatsApp-in tim”, tha ajo.

Modelja zbuloi gjithashtu se ka qenë e lidhur me dikë pa punë, por shumë të bukur, të cilin e ndihmonte me lekë.