Isli Islami ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në "Goca dhe Gra", ku mes të tjerash foli për eksperiencën e tij si konkurrent në "Dancing With the Stars". Ai theksoi se garën në spektaklin e kërcimit do ta shijojë dhe nuk ka për qëllim të bëhet kërcimtar profesionist.

“Unë nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të bëhem balerin. Nuk është si në pension që fillon të pikturosh. Baletin ose e fillon herët", u shpreh Isli.

Moderatori u pyet se kush mendon se do të jenë finalistët sipas tij. “Së pari unë, se nuk po punoj kot, po punoj për finalen dhe fitoren. Elhaida Dani, Ardit Çuni dhe Salsano Rapi”, u përgjigj Isli.



