Nga Shqipëria / E Enjte 1 Dhjetor 2022, 10:10

Sot protestë në Kosovë: Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare

Kosova u trondit mbrëmjen e djeshme nga krimi makabër i ndodhur para derës së maternitetit. Viktima Hamide Magashi u vra nga ish-bashkëshorti Sokol Halili. E ndjera ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Autori ende nuk është kapur nga policia, ndërkohë që Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR do të organizojë sot një protestë kundër vrasjes së grave me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Ngjarja pritet të fillojë nga ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kujtojmë se javën e shkuar një tjetër grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj me sëpatë, po në Prishtinë.