Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën, ku një burrë vrau ish-gruan e tij 35-vjeçare shtatzënë para derës së maternitetit në Prishtinë. Ata ishin martuar këtë vit, po së fundmi ishin ndarë dhe kishin probleme me njëri-tjetrin.
Motra e viktimës ka treguar për mediat se autori i krimit, Sokol Halili, e kishte mbajtur viktimën të mbyllur për 6 muaj. E ndjera ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Burimi: Abc News
