Një ngjarje e rëndë ka tronditur së fundmi Kosovën. Një burrë i quajtur Sokol Halili nga Shtimja ka vrarë ish-gruan e tij shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë.
Ai ndodhet në arrati dhe ende nuk është arrestuar nga policia. Familjarët e të ndjerës kanë treguar se viktima 35-vjeçare dhe dorasi kanë qenë të ndarë që pesë muaj.
Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, ka thënë se gruaja shtatzënë e cila u vra këtë të mërkurë, kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucione përkatëse.
Balaj ka deklaruar se gruaja shtatzënë e cila u vra të mërkurën mbrëma nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces të ndarjes, ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
