Nga Shqipëria / E Enjte 1 Dhjetor 2022, 09:09

Bora Zemani rikthehet në 'Përputhen'? Moderatorja jep përgjigjen

Isli Islami ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në "Goca dhe Gra" ku la të kuptohej se Bora Zemani ka pranuar të rikthehet si moderatore në "Përputhen".

Moderatoret e ngacmuan se çfarë projekti televiziv do ketë pas Dancing With The Stars, pasi është përfolur dhe për moderimin e emisionit “Përputhen”. Mirëpo Isli tha se tashmë Bora e ka dhënë një përgjigje.

“Te Përputhen do shkojë më i shpejti, unë i kam gjunjët copë këto ditë. Dhe me sa di unë Bora Zemani ka dhënë një përgjigje”, tha ai. 

"E kuptuam, Bora Zemani do u kthyeka në “Përputhen", e pasuan vajzat.