Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Nëntor 2022, 22:10

Dua Lipa flet për herë të parë pas super koncertit në Tiranë me 28 Nëntor

Dua Lipa mbylli turneun e saj "Future Nostalgia" në Shqipëri. Ajo elektrizoi sheshin me një super koncert në Tiranë në ditën e pavarësisë.

Së fundmi, Dua ka folur për herë të parë pas përfundimit të koncertit. Ajo ka publikuar disa foto në rrjete sociale duke u shprehur shumë mirënjohëse.

“94 shfaqje në të gjithë botën në një vit me përfundim në Tiranë, Shqipëri me rreth 200 mijë njerëz, shfaqja jonë më e madhe solo ndonjëherë në Ditën e Pavarësisë. Gjithçka që mund të them është një falënderim i thellë për një vit që më ka shtyrë të rritem përtej çdo gjëje që mund ta imagjinoja me njerëzit më të mrekullueshëm për ta ndarë atë. Future Nostalgia përgjithmonë", ka shkruar Dua.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)