Will Smith ishte së fundmi i ftuar në “The Daily Show With Trevor Noah” ku foli për shuplakën e bujshme që i dha Chris Rock-ut në "Oscars". “Oscars ishte një natë e tmerrshme, siç mund ta imagjinoni. Ka shumë dallime të vogla dhe kompleksitet në këtë. Por në fund të ditës, thjesht humba. Po kaloja një kohë të vështirë atë natë. Jo se kjo e justifikon sjelljen time… ishin shumë gjëra. Unë isha djali i vogël që shikoja babain e tij duke rrahur nënën e tij. E gjithë kjo mu rikthye në atë moment. Nuk është ai që dua të jem”, u shpreh ai.
Më tej Smith tha se e do shumë komedianin, teksa vijoi: Unë e dua Chris. Ne jemi shokë. Të dua, por e gjithë kjo gjë është e shëmtuar… e di që ne jemi si “çfarë bëri Will? Çfarë ndodhi”? Shumë njerëz thanë, ‘ai duhet të shkojë në burg’,” tha Smith buzëqeshi. “Disa reaguan ndaj ekstremeve.
