Nga Shqipëria / E Hënë 8 Janar 2018, 13:01

Një tjetër largim i bujshëm, Rudina Xhunga largohet përfundimisht nga Vizion Plus

Pas lajmit që Sokol Balla u largua përfundimisht nga Top Channel dhe së shpejti do të fillojë emisionin e ri në televizionin Vizion Plus, vjen një lajm tjetër për largimin e gazetares së njohur Rudina Xhunga dhe mbyllja e emisionit të saj ‘Dritare’ në Vizion Plus.

Sipas portalit që vetë gazetarja dhe bashkëshorti saj Dritan Hila drejtojnë, emisioni ‘Dritare’ nuk do të transmetohet më dhe Xhunga do largohet na ky televizion pas 2 vitesh pranë tij.

Ajo që prej largimit nga Top Channel, ka dy vite që ka qenë autore dhe moderator e emisionit ‘Dritare’ që trajtonte tema të ndryshme, çdo të hënë në mbrëmje.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i largimit të saj, por të shumtë janë ata që aludojnë se ndoshta ardhja e Ballës e ka shkaktuar këtë largim.