Kim Kardashian dhe Kanye West kanë finalizuar më në fund divorcin. "CNN" raporton se dyshja kanë arritur një marrëveshje, sipas së cilës Kardashian do të marrë 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët nga West.
Gjithashtu, Kim dhe Kanye do të kenë kujdestarinë e përbashkët me “qasje të barabartë” për katër fëmijët e tyre. CNN ka kontaktuar me përfaqësuesit e Kardashian dhe West për koment.
Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt 2021, duke përmendur dallime të papajtueshme.
Çifti u martua me një dasmë luksoze në Itali në vitin 2014.
