Nga Shqipëria / E Martë 29 Nëntor 2022, 22:10

'Patriotë patetinash', moderatorja e njohur revoltohet për 29 Nëntor: Nuk është mirë të jesh shqiptar kur...

Ndryshe nga shumë personazhe VIP që kanë uruar Shqipërinë për 110 vjetorin e Pavarësisë, Dojna Mema ka bërë një status revoltues një rrjete sociale. Ajo ka publikuar disa fjalë të Konicës, ku mes të tjerash thuhet: Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqetë.….. sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaget që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për perralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme….. Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimëria e vertetë është ajo gë vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në sherbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie. (Faik Konica : Vepra 1, f. 271-272).

Moderatorja shprehet se këto fjalë janë shkruar në vitin 1900, por Shqipëria vazhdon të ketë të njëjtat probleme. Ajo i konsideron "patriotë patetinash" njerëzit që shprehen "O sa mirë me ken shqiptar" sepse sipas saj nuk është aspak mirë kur këto probleme janë aktuale.

“Sot eshte dita kur zgjohet nje lloj katergorie “patriotesh” patatinash qe e bejne qesharak patriotizmin ne vetvete. Fjalët e Konices janë shkruar në 1900-ën, kështu qe kursejeni “O sa mirë me ken shqiptar” e lloj-lloj teprimesh të tilla sepse nuk është mirë ‘me ken shqiptar’ kur ke po të njejtat probleme si një qind vjet me parë", ka shkruar Dojna.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)