Këngëtari i muzikës country, Jake Flint ka ndërruar jetë në gjumë të shtunën, vetëm disa orë pas martesës së tij, raporton "The Sun". Ai ishte 37 vjeç.
Lajmi është bërë i ditur dhe nga menaxherja e tij, por shkaku i vdekjes nuk është zbuluar. “Me zemër të thyer dhe në pikëllim të thellë duhet të njoftoj se Jake Flint ka ndërruar jetë tragjikisht”, ka njoftuar ajo.
Sakaq, e shoqja Brenda Flint ka ndarë me të gjithë dhimbjen e saj, teksa është shprehur: Duhet të kalojmë nëpër fotot e dasmës, por në vend të kësaj më duhet të zgjedh rroba për të varrosur burrin tim. Njerëzit nuk janë të destinuar të ndjejnë kaq shumë dhimbje.

