Nga Shqipëria / E Martë 29 Nëntor 2022, 22:10

Gara është e hapur: U tha se Dua Lipa theu rekord, reagimi i Rita Orës e nxjerr blof

Dua Lipa elektrizoi mbrëmjen e djeshme sheshin “Skëndërbej”. Ditën e sotme në rrjet qarkulloi lajmi se në koncertin e saj ndodheshin rreth 200 mijë spektatorë. Faqja “Dua Lipa Today” shkroi se këngëtarja tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998. Ky njoftim u shpërnda dhe nga vetë Dua Lipa.

Njoftimi: Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.

Pas këtyre lajmeve, këngëtarja Rita Ora ka shpërndarë një postim ku thuhet se ajo në vitin 2018 ka mbledhur 300.000 njerëz në Kosovë dhe 250.000 në Shqipëri. Siç duket vajzat janë në garë të hapur!