Nga Shqipëria / E Hënë 8 Janar 2018, 13:01

Shqiptarët, ndër popujt që konsumojnë më pak në Europë

Sipas një raporti të publikuar së fundmi mbi të ardhurat për frymë dhe konsumit nga ana e Il Sole 24 Ore, duke u referuar të dhënave nga Eurostat ka dal në përfundim se Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët të konsumimit në Europë.

Sipas këtij raporti vendet që jetonin më mirë ishin vendet skandinave dhe ato që jetonin më keq ishin vendet e Europës Lindore. E para që renditësh ishte Norvegjia që e ka dhe më të lartë konsumin se mesatarja europiane që është 98%. Norvegjia ka vlerën e konsumit 133% të mesatares europiane, e ndjekur nga Luksemburg me 132 dhe Zvicra me 128.

Ndërsa vendi jonë kishte konsumin më të ulët në Evropë me 37% të mesatares europiane, madje ishte dhe më poshtë se Maqedonia dhe Bosnja që kanë nivel mbi 41%. Për vendet Lindore në hartë spikat Italia, që përfaqëson fiks vlerën mesatare europiane 98.

Shqipëria gjithashtu renditet e fundit dhe për nivelin e ulët të prodhimit të brendshëm bruto. Ndërsa vendi i parë Evropian me prodhimin e brendshëm për frymë më të lartë se të tjetër është Luksemburgu me 258% të mesatares europiane dhe me të paktën 75% diferencë me Irlandën që e ka 183% dhe Zvicër me 161%.