Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka elektrizuar mbrëmjen e sotme sheshin "Skëndërbej" me performancën e saj. Ajo ka mbyllur turneun e saj në Tiranë dhe ka festuar 110 vjetorin e pavarësisë së bashku me mijëra qytetarë që kanë sfiduar temperaturat e ulëta vetëm për ta parë.

Dua ka kënduar disa nga hitet e saj, duke dhuruar një mbrëmje magjike për të gjithë. Këngëtarja ka uruar në mes të skenës të gjithë shqiptarët për festën e flamurit.

“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, është shprehur ajo.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
