Nga Shqipëria / E Hënë 8 Janar 2018, 13:01

Motra e Adelina Tahirit e adhuron bashkëshortin e këngëtares, shihni çfarë bënë për të

Menjëherë sapo këngëtarja Adelina Tahiri bëri publike lidhjen e saj me, Serjozha Markov, me të cilin madje dhe u martua zyrtarisht përpara disa javësh, ka filluar dhe del hapur, duke postuar vazhdimisht foto nga momentet me të.

Nga fotot e ndryshme është kuptuar se ai tashmë është kthyer në një pjesëtar të rëndësishëm për familjen e këngëtares dhe këtë gjë e ka treguar nëpërmjet postimit të fundit, ku shihet dashuria e madhe që motra e saj e vogël ka ndaj tij.

Në disa foto të postuara, shihet Diana e vogël që e puth plotë dashuri bashkëshortin e motrës dhe të njëjtën gjë bënë dhe ai pak më vonë.

Përmbi foto ajo ka shkruar “Dashuria e Dianës”, duke treguar në këtë mënyrë se Diana si më e vogla është edhe me e përkëdhelur nga ana e tij.