Nga Shqipëria / E Hënë 28 Nëntor 2022, 21:09

Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë

Me rastin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kulla më e lartë në botë, “Burj Khalifa” në Dubai është veshur me ngjyrat kuq e zi.

“Burj Khalifa ndizet me flamurin shqiptar në festimin e ditës kombëtare të tyre. Ju urojmë prosperitet dhe zhvillim”, shkruhet në faqen zyrtare të Burj Khalifa.