Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka provuar se nuk i harron kurrë rrënjët e saj. Sot që Shqipëria feston 110 vjetorin e pavarësisë, ajo nuk e ka kursyer një urim publik.
Rita ka publikuar në Instastory një foto nga performanca e saj e fundit në Shqipëri gjatë shtatorit të këtij viti dhe ka shkruar në shqip: Urime ditën e flamurit Shqipëri!

