Nga Shqipëria / E Hënë 28 Nëntor 2022, 10:10

Nis ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë me rastin e 110-vjetorit

Sot shqiptarët kudo ndodhen festojnë 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në Vlorë ka nisur ceremonia e ngritjes së flamurit, ku të pranishëm janë kreu i shtetit Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentarja Lindita Nikolla e figura të tjera të larta të shtetit.

Pas vendosjes së kurorave, një fjalim para të pranishmëve ka mbajtur Presidenti Bajram Begaj, i cili tha se “me gëzim dhe krenari të ligjshme Vlora lavdimadhe na fton sot për të kremtuar 110-vjetorin e Pavarësisë.”