Nga Shqipëria / E Hënë 8 Janar 2018, 12:12

Pasi Robert Aliaj e quajti ‘tallavaiste’, Arbërie i kundërpërgjigjet ashpër

Ditën e djeshme një deklaratë e Robert Aliaj në emisionin ‘Mos i fol shoferit’, ku u shpreh se ndjente neveri ndaj Arbërie Hadërgjonaj bëri xhiron e mediave online. Ai i pyetur nga prezantuesja Rudina Dembacaj, se në qoftë se do kishte mundësi zgjedhje mes Mehrije Brahaj dhe Arbërie Hadërgjonaj, kë do hidhte nga anija, Aliaj është shprehur se do hidhte Arbërien pasi ndjente neveri për tallavaistet.

Por nuk mund të mungonte edhe një reagim nga ana e këngëtares, e cila në një koment ku një person ofendon rënd Robertin, ajo ka kthyer përgjigje duke lënë  emojin e ikonës së pëlqimit, si për të aprovuar se ishte dakord me gjithçka që komentuesi kishte thënë.

Ajo nuk e ka lënë me kaq por këtë gjë e ka postuar edhe në insta story, ku sipër fotos ka shkruar “Kur ha shumë mut!”