Ditën e djeshme Einxhel dhe Dagz organizuan festën “baby shower” që tashmë është traditë të mbahet pak para lindjes së bebit.

Pikërisht në një ditë kaq të veçantë, Dagz i propozoi për martesë partneres së tij. Ai iu ul në gjunjë me unazë, duke e emocionuar deri në lot gëzimi Einxhelin.

Videon e këtij momenti emocionues moderatorja e ka ndarë në rrjete sociale me mbishkrimin: Gjithqysh pooo! Gjithmonë e jotja zemër!
View this post on Instagram
