Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Marsela Çibukaj është shpallur fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike” në Tv Klan. Marsela konkurroi me këngën "I paftuar" duke rrëmbyer zemrat e të gjithëve. Pirro Çako i dorëzoi kupën e fitores.
“Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra. Falenderoj artistët, jurinë, skenën e Këngës Magjike, që na bën të përjetojmë emocione kaq të forta. Faleminderit të gjithëve ju”, tha Marsela mes emocioneve.
