Nga Shqipëria / E Diel 27 Nëntor 2022, 00:12

'Ç’lidhje ke ti me sportin?', Alesia Bami u përgjigjet komenteve negative

Alesia Bami ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin "Më lër të flas". Moderatorja rrëfeu detaje nga jeta e saj private, por edhe ajo profesionale.

Alesia zbuloi se gjithmonë është akuzuar se nuk ka njohuri për sportin dhe pse moderon emisione sportive. “Gjithmonë jam akuzuar që nuk kisha njohuri për sportin. Patjetër që nuk kisha njohuri shumë të mëdha sportive, por që me rrugën duke bërë emisione të njëpasnjëshme të Procesit Sportiv, Top Arena, merr eksperiencën dhe njohuritë e përgjithshme. Unë nuk kam dashur asnjëherë të jem analiste sportive apo të analizoj sportin në anën teknike, sepse kemi analistë për këtë punë. Si moderatore e sportit, për të bërë pyetje dhe për të pasur njohuritë e përgjithshme, mendoj se i kam”, tha ajo.

Alesia komenton çdo mbrëmje ‘live’ në Top Arena ndeshjet e Botërorit Katar 2022.