Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Janar 2018, 18:06

Nuk pritej! Gazetarja e njohur drejtuese e 'Top Storyt', ja për kë bëhet fjalë

Nëse menduat se ardhja e Ylli Rakipit dhe emisionit të tij ‘Të Paekspozuar’ në ekranin e Top Channel ishte surpriza e vetme që ky televizion kishte përgatitur për këtë fillim viti, e keni gabim.

Pas largimin të Sokol Ballës nga emisioni ‘Top Story’, u përfol se vendin e tij do e zinte gazetari Endri Xhafo, por në fakt kjo gjë nuk është e vërtet, pasi emisionin politik do e drejtojë një gazetare femër.

Sipas Politiko.al do të jetë Sonila Meço ajo që do të zërë vendin e Ballës në këtë emision. Kujtojmë se Meço, që prej kohës që u mbyll televizioni Agon, s’ka qenë e pranishme në asnjë ekran tjetër dhe kjo do jetë dalja e saj e parë pas kaq kohësh.