Ditën e sotme Donaldi publikoi një foto të Bora Zemanit duke e pyetur "Ku është kjo?", referuar varëses që i dhuroi gjatë kohës që ai ishte në "Big Brother VIP".

Së fundmi Bora ka zbuluar se e ka ende varësen por nuk ka ndërmend t'ja japë më. Ajo e ka ripostuar foton me mbishkrimin: Nuk ta jap më, kot interesohesh.

Kujtojmë se kur Bora dhe Donaldi festuan 3-vjetorin e lidhjes, aktori nga shtëpia e “Big Brother VIP” vendosi brenda një kutie me ëmbëlsirë varësen e tij dhe e hodhi përtej murit. Sapo e mori varësen, Bora e tregoi për publikun dhe nuk e hoqi më nga qafa derisa Donaldi u lidh me Beatrixën. Tashmë dyshja janë rikthyer sërish.


