Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Nëntor 2022, 18:06

Erdhi acari, ja ku do të bjerë borë ditën e diel

Dita e diel do të sjellë ulje drastike të temperaturave ku në disa zona pritet të arrijnë deri në -1 gradë celsius sa i përket vlerave minimale.

Dita e nesërme pritet të sjellë rrebeshe shiu dhe reshje dëbore në të gjithë territorin.

Parashikohet që verilindja dhe juglindja të kenë intensitet të lartë të reshjeve të dëborës, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë nën “pushtetin” e shiut.

Burimi: Abc News