Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Nëntor 2022, 13:01

Po përflitet se Xhensila është shtatzënë për herë të dytë, shkak u bënë këto foto

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë realizuar një set fotografik për festat e fundvitit duke u shfaqur më të lumtur se kurrë. Në këto poza kaq të ëmbla nuk ka munguar as Ajka, vajza e çiftit. Mirëpo fotot kanë nxitur edhe thashetheme se Xhensila është shtatzënë.

Në një postim të Rezarta Shkurtës, e cila është edhe autorja e fotove, Besi dhe Xhensila kanë pozuar të përqafuar dhe të dyja duart e tyre janë tek barku i artistes. E si për të shtuar edhe më shumë dyshimet, Rezarta kur e ka publikuar këtë foto ka shkruar “Së shpejti”.

Edhe në fotot e tjera, ku Xhensila shfaqet e vetme me Ajkën, ajo ka mbajtur duart tek barku, duke na shtuar dyshimet për një pritje të ëmbël. 

Na mbetet të presim për të mësuar të vërtetën.