Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Nëntor 2022, 11:11

'Ish-gruaja më mori shtëpinë, për një flirt bëri namin dhe u dogja unë', Doktori tregon historinë e divorcit

Gentjan Pjetri, ose ndryshe i njohur si "Doktori i Fiksit" i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', të moderatores Ester Bylyku në Rtv Ora, ndau me publikun rrëfime personale, përfshirë edhe divorcin me ish-gruan e tij që mesa duket nuk ka qenë një ndarje e lehtë.

"Ndahesh minimalisht me llafe, do bësh sherr. Do hapet një gjyq. Dikush do të humbë. Në këtë rast humba unë se shtëpinë e ka ajo, se kam unë."

I pyetur nëse shkak i divorcit ishte tradhëtia, ai u përgjigj: "Tradhëti jo, flirt po dhe i kërkoj ndjesë. Për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë".