Nga Shqipëria / E Shtunë 26 Nëntor 2022, 00:12

Publikohet lista: Këta janë VIP-at që kemi kërkuar më shumë në Google në 2022

Një sondazh që analizoi tendencat e kërkimit të Google për vitin 2022 zbuloi 150 të famshëm që angazhuan më shumë publikun. Sipas “New York Post”, e famshmja që ishte e para në kërkimet në Google ishte Amber Heard. Shkak divorci i saj me Johnny Depp. Heard regjistroi 5.6 milionë kërkime në muaj vetëm në Amerikë.

Më pas në listë është Johnny Depp me 5.5 milionë kërkime në muaj.

Në vendin e tretë është Mbretëresha Elizabeth, vdekja e të cilës në shtator 2022 krijoi shumë interes për jetën dhe funeralin e saj.

Në vend të katërt Tom Brady, në të pestin dhe të gjashtin Kim Kardashian dhe Pete Davidson. 

Elon Musk u rendit i shtati në listë dhe Will Smith u rendit i teti.