Nga Shqipëria / E Premte 25 Nëntor 2022, 17:05

Tifozja më seksi në Kupën e Botës rrezikon burgun pse tregoi dekoltenë

Në ndeshjen e kaluar ndërmjet Kroacisë dhe Marokut, për Botërorin e zhvilluar në Katar, ishte në publik edhe ish-Missi i Kroacisë, Ivana Knoll, e cila bënte tifo për vendin e saj. Modelja sfidoi rregullat e rrepta të veshjes në Katar diçka që mund ta çojë prapa hekurave.

Ajo është shfaqur e veshur me një fustan me dekolte të hapur, që praktikisht është e ndaluar në Katar. 

“Vizitorët pritet të tregojnë respekt për kulturën vendase duke shmangur veshjet tepër të dukshme për publikun”, paralajmëroi autoriteti i turizmit të Katarit përpara Kupës së Botës.

Postimet e saj provokuan edhe ndjekësit që kanë bërë komente të ndryshme duke thënë se ajo që ka bërë është e pahijshme, pasi nuk ka respektuar kulturën e Katarit.