Nga Shqipëria / E Premte 25 Nëntor 2022, 17:05

E përjashtoi si mundësi për të fituar, Megi Pojani i kthehet Ardit Çunit: More kremviçe

Megi Pojani ka reaguar pas deklaratës së Ardit Çunit, i cili i ftuar në “Goca dhe Gra”, tha se si finalistë të “Dancing with the Stars” sheh veten, Isli Islamin dhe Elhaida Danin.

Megi ka publikuar deklaratën e Arditit dhe ka shkruar: "Ok mirë ika, po ku te iki më jep një direktivë".

Më pas Arditi i ka shkruar në Instagram: Patjeter kur e do! 

“Çfarë thua more kremvice, unë mund të shkoj në djall por jo pa të marr ty me vete”, ia kthen Megi.