Reperi i njohur Kanye West ka shpallur kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2024. Kanye, i cili tashmë e ka ndryshuar emrin e tij ligjërisht në Ye, ka publikuar në rrjete sociale një video të logos së fushatës së tij shoqëruar nga "Ye 24".
Reperi pretendon se i ai i ka kërkuar ish-presidentit Donald Trump që të jetë kandidati i tij.
Kujtojmë se West kandidoi më parë për president në vitin 2020, por ajo fushatë dështoi, duke siguruar 70.000 vota.
Burimi: BBC
