Einxhel Shkira feston sot ditëlindjen. Moderatorja mbush 33 vjeç dhe kjo ditëlindje e ka gjetur mëse të plotësuar në pritje për tu bërë nënë për herë të parë. Në mbrëmje Einxhel ka mbledhur miqtë e saj të ngushtë si Fjoralbën, Argjirën, Gracianon në një darkë.

Ata kanë postuar foto e video nga momenti kur ajo i fryn qirinjve teksa e urojnë.

Por sigurisht vëmendjen më të madhe e ka marrë urimi i Dagzit.

"Gëzuar ditëlindjen zemër. Jemi të lumtur që të kemi në jetën tonë. E festofshim cdo ditlindje te jetes tone bashke. Une dhe bebi te duam shume", shkruan Dagz.


