
Dojna Mema është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka zbuluar specialitetin e saj në kuzhinë.
Moderatorja ka publikuar një foto të darkës, ku shihen pasta me salcë dhe mish të grirë, të gatuara nga ajo. “E vetmja gjë që di të gatuaj, por pa modesti e qaj", ka shkruar Dojna krahas fotos.
Kujtojmë se pak muaj më parë moderatorja u bë nënë për herë të parë. Ajo solii në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Nolan Sol.